Kosnett, qytetarëve: E ardhmja është në duart tuaja

14 shkurt 2021 | 15:25

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka ftuar qytetarët për të votuar.

Në llogarinë e tij në “Twittër”, ai ka shkruar se pavarësisht motit jo të mirë, qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo Covid-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullsitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi 480 mijë persona…