LDK-ja mbështet vendimin për lejimin e votimit me letërnjoftim të skaduar

14 shkurt 2021 | 16:38

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbështetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për lejimin e votimit të personave me letërnjoftim të skaduar.

Zëdhënësja e shtabit të LDK-së, Ardita Dushi, u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ky mirëkuptim ka ndodhur për shkak të pandemisë”.

“Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë dhe civilizuese”.

“LDK-ja pret demokratizim dhe zhvillim të vendit dhe fton për respektim të të drejtave të votimit, përfshirë këtu edhe heshtjen zgjedhore”, ka thënë Dushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik është rregulluar problemi…