Muhaxheri i LDK-së komenton rezultatin e zgjedhjeve

15 shkurt 2021 | 17:52

Kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, ku kjo parti ka dalë e treta në nivel vendi, me 13.08 për qind të votave.

Muhaxheri ka thënë se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe se do të punojnë për fitoren e LDK-së dhe ndryshimet e nevojshme.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës, të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pas këtij rezultati, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe komplet Kryesia e kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës është rikuperuar në nivelet e tij para-pandemike…