Mustafa: Nuk pendohem, edhe sot do ta prishja koalicionin me Vetëvendosjen
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tashme Kuvendit të LDK-së do t’i ofrojë dorëheqje, ka folur edhe njëherë për rezultatin e dobët të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të ishte i lehtësuar po ta dinte pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje.
“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???
Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se të penalizohet një parti shtetformuese e padhunshme dhe e pakorruptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi.



