Ambasadori gjerman, Rohde: Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim
19 shkurt 2021
| 11:02
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme të 14 shkurtit, ndërsa ka theksuar se votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.
Rohde në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.
“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, ka shkruar Rohde.



