Sekuestrohet një revole – arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

22 shkurt 2021 | 12:09

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, me kujdes të veçantë dhe vëmendje të shtuar po trajton të gjitha rastet e dhunës në familje si fenomen antiligjor por edhe antisocial.

“Serioziteti i trajtimit të rasteve të tilla dhe qëndrimi i policisë ndaj këtyre rasteve është  rrjedhojë e marrëdhënies midis individëve dhe shtetit, me qëllim respektimin, sigurimin dhe përmbushjen e të drejtave  të çdo individi apo  grupi në shoqëri. Së këndejmi rreth orës 04:00 është pranuar informata për një rast të dhunës në familje në rrugën ”Anton Arapi” në lagjen Dardania në Prishtinë, me ç’ rast falë reagimit të shpejtë policor dhe veprimeve efikase është parandaluar përshkallëzimi i pasojave të mundshme”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërlidhur me rastin në vendin e ngjarjes policia ka arritur të sekuestroj;

• Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm

• Pesë copë fishek, të kalibrit 7.62 mm, si dhe,

• Një karikator.

Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të një hetimi preliminar, policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin;

P. E, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të cilit ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtin e ka proceduar më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj,…