Po tregojmë se jemi për titull

01 mars 2021 | 10:31

Romelu Lukaku është futbollisti që po udhëheq Interin drejt titullit kampion. Sulmuesi ndaj Genoas shënoi një gol dhe dhuroi një asist në golin e Darmian. Duke folur pas ndeshjes ai komentoi situatën fantastike që po kalon ekipi i tij.

“Po rritemi, jemi të parët në renditje dhe kjo është një ndjesi shumë e mirë për ne. Nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment, këto lloj ndeshjesh i humbisnim sezonin e kaluar, kështu që jam shumë i lumtur për fitoren ndaj Genoas. Janë ndeshje ku i japim sinjale rivalëve tanë, por kampionati është i gjatë. Kaluam një test të rëndësishëm, por rritemi nga ndeshja në ndeshje. Mund të kishim dalë pa pikë, por shënuam tre gola dhe e ruajtëm portën e paprekur.

Forma ime? Dua të përmirësohem gjithmonë, ky është mentaliteti im. Të gjithë lojtarët po rritemi, jemi të rinj dhe mund të përmirësohemi edhe më shumë. E kemi të qartë dhe çdo ditë punojmë fort për t’u bërë më të mirë dhe për të fituar ndeshjet.

Gara për golashënues? Unë mendoj vetëm për të fituar, po kaloj një formë shumë të mirë. Ndodhem në një moment të bukur të karrierës, por rëndësi ka të fitojë Interi. Unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre“, deklaroi bomberi belg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar numërimin e…