Grenelli kujton kohën kur Kurti hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, përkundër thirrjeve të Obamës dhe Bidenit
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes reciproke me Izraelin, vendim ky që doli si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit e sponzorizuar nga administrata Trump.
Grenelli e ka quajtur Kurtin “majtist antiamerikan” që ka qenë kundër secilës Administratë amerikane që nga koha e Bill Clinton.
Grenelli nuk është ndalur me vetëm një reagim. Ai ka shkruar përsëri në llogarinë e tij në “Twitter”, duke thënë se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të ndalur demarkacionin me Malin e Zi të cilin e kishte mbështetur presidenti amerikan, Barack Obama.
Emisari amerikan ka thënë se edhe Joe Biden i kishte kërkuar atë kohë Kurtit që të mbështeste demarkacionin, por si ka theksuar ai se ky i fundit pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.
“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte demarkacionin, dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenelli.
Albin Kurti threw tear gas into Kosovo’s parliament in an effort to stop the President Obama supported demarcation with Montenegro.
Joe Biden also urged Kurti at the time to support the demarcation – and he resorted to terrorism instead.https://t.co/91qV6tQUNH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021