Zëdhënësi i PDK-së reagon ndaj deklaratave të Osmanit në ‘BBC’ dhe LV-së për Jerusalemin

17 mars 2021 | 15:36

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit në “BBC” dhe të zyrtarëve të Vetëvendosjes rreth ambasadës në Jerusalem.

“Shenjat për politikën e jashtme, duken të zymta për shtetin e Kosovës. Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme, nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës. Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë”.

Por, edhe sikur të ishte në nivelin siç përshkruhet nga znj. Osmani, ngritja e këtyre temave në mediume ndërkombëtare në vend të atyre me rëndësi për politikën e jashtme, konfirmojnë qartazi nivelin e politikës së jashtme që na pret. Për keqardhje bashkimi kombëtar, kjo temë e shenjtë për shqiptarët vazhdon të keqpërdoret për politika ditore!”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky…