Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë

21 mars 2021 | 19:11

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar.

“Ppërshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Sylë Kastrati, babai i deputetit të PDK-së,…