Rizvanolli pranon detyrën e ministres së Ekonomisë dhe Ambintit
Artane Rizvanolli e ka pranuar detyrën e ministres së Ekonomisë dhe Ambientit nga ministri i deritashëm i kësaj ministrie, Muharrem Nitaj.
“E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli!. E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!”, ka shkruar ministri i deritashëm i kësaj ministrie Muharrem Nitaj.
Postimi i plotë i Nitajt në “Facebook”:
E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli!
E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!
Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë!
Stafit tim të zëvendësministrave, këshilltarëve dhe asistentëve, si dhe gjithë punëtorëve të Ministrisë, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë!.