Jahjaga dhe Kosnetti mbështetin të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

06 prill 2021 | 16:06

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kanë vizituar të martën Gjakovën.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë qëndruar në Qendrën e grave “Medica Gjakova”, ku janë pritur në takim nga drejtuesja e kësaj qendre, Mirlinda Sada.

Në këtë qendër, Jahjaga dhe Kosnett kanë dëgjuar hallet dhe shqetësimet e disa të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se kanë ofruar mbështetjen për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ishim në Gjakovë në Qendrën e Grave Medica Gjakova, e cila tashmë disa vite merret me fuqizimin e grave përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Dëgjuam hallet dhe shqetësimet e disa të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe shprehëm mbështetjen tonë për të mbijetuarat dhe punën që bën qendra nën udhëheqjen e znj. Mirlinda Sada. Diskutuam po ashtu mbi shtigje të reja që duhet të gjejmë për t’ju qëndruar pranë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në realizimin e të drejtave të tyre”.

“Në këtë drejtim, inkurajuam të mbijetuarat e dhunës seksuale që shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore duke aplikuar për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Procesi i verifikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është jetik për procesin e zbardhjes të së vërtetës dhe ballafaqimit tonë me të kaluarën”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of one or more people, people sitting and outdoorsMay be an image of one or more people and people sitting

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Transparancë të plotë dhe respektim të meritokracisë ka kërkuar ministrja…