Konstituohet Komisioni parlamentar për qeverisje lokale

13 prill 2021 | 10:58

Komisioni  për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi dhe anëtarët e tij.

Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kica – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mërgim Lushtaku.

Kica – Xhelili, me rastin e konstituimit të këtij Komisioni tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.

“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra”, ka thënë Kici – Xhelili.

Ndërsa Besnik Tahiri ka thënë se ky komision do të duhej të mbikëqyrte edhe Ligjin për paga dhe reforma të tjera.

“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe administratën publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës. Andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe Ligjin për paga dhee reforma të tjera”, ka thënë Tahiri.

Përbërja e komisionit:

Doarsa Kica – Xhelili, kryesuese,

Mergim Lushtaku, nënkryetar

Anëtarët e komisionit:

Besnik Tahiri

Agim Veliu

Igor Simiq

Besim Muzaqi

Nijazi Isaku

Valon Ramadani

Fitim Haziri

Floretë Zejnullahu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistoi Ermira Babamusta - Nju Jork Luljeta Ademi ka lindur…