Ministri Sveçla vlerëson lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën
15 prill 2021
| 11:11
Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.
Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.



