Një i plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë
12 maj 2021
| 19:40
Sonte rreth orës 18:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, e cila tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
“Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, tha ajo.



