Haradinaj edhe në këtë bajram u shërben ëmbëlsira policëve
13 maj 2021
| 08:19
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, si duket e ka bërë traditë që për ditët festave t’i shërbejë me pije dhe ushqim pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Haradinaj ka publikuar në llogarinë e vet në Facebook fotografi duke i shërbyer policisë.
“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës. Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë. Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime festën”, ka shkruar ai.



