Kurti: Çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim

13 maj 2021 | 08:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në një shkrim publikuar në “Facebook”, ai ka thënë se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit, “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit”.

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.  Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët…