Abdixhiku, qeverisë: Ky s’është vaksinim
14 maj 2021
| 09:33
Që nga mëngjesi para sallës “1 Tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën kundër Covidit.
Për këtë arsye ka interevenuar edhe Policia e Kosovës, derisa për situatën e krijuar aty ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në një shkrim në “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se një situatë e tillë është papërgjegjësi. Më tutje ka shtuar se ky është “akt i dërgimit të të moshuarve në përballje për jetën”.
“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një qeveri e tërë në gjumë”, tha ai.



