Qatip Osmani dhe Renova vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit

31 maj 2021 | 15:51

Qatip Osmani do të mbetet trajner i Renovës edhe në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit dhe tekniku tetovarë kanë gjetur akordin për zgjatje të bashkëpunimit dhe palët kanë firmosur edhe për sezonin e ardhshëm.

I kthyer te Renova në nëntor të vitit të kaluar, Osmani ndihmoi skuadrën të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit vendore përmes barazhit të fituar me Ohrin, ndërsa të kënaqur me punën e bërë dy palët treguan interes për të vijuar punën e përbashkët të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Qatip Osmani është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Maqedoni, duke fituar tre tituj kampion dhe një Kupë me Shkëndijën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian…