Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

15 qershor 2021 | 15:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Ai gjatë tryezës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) me kryetarët e komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se roli i komisioneve parlamentare duhet të jetë më i madh në këtë proces.

Konjufca ka theksuar se në kuadër të dialogut, Serbia po përdorë standarde të dyfishta, duke mos implementuar marrëveshjet, sikur ajo e diplomave, derisa është duke kërkuar themelim të asociacionit të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar.

“Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi me i identifikuar në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo çfarë Serbia po konsideron si një pozicionim strategjik se ne do të na kërkojë ato që janë nënshkruar, e ne faktikisht përmes institucioneve tona dhe rendit kushtetuese i kemi hedhur poshtë sepse vërtet marrëveshja për ‘Zajednicën’ ka qenë e tillë, i ka shkelë fundamentet kushtetuese të Kosovës. Ata me të njëjtin argument dëshirojnë me përfituar diçka në dialog në raport me neve ku vet me metodat e njëjta kanë pasur qasje për marrëveshje të caktuara”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me…