Sot temperaturat deri në 28 gradë

17 qershor 2021 | 08:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

IHK-ja ka njoftuar se preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona…