AAK-ja i kërkon Kurtit të raportojë në Kuvend për takimin në Bruksel
17 qershor 2021
| 11:26
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit të Kosovës sa më parë për takimin në Bruksel.
Tahiri ka deklaruar se kjo është kërkesa kryesore e deputetëve të AAK-së, pasi siç ka thënë ai ka “humbur tema e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes, humbën temat kombëtare dhe fillojë loja e fjalëve CEFTA e SEFTA, që në esencë është mini-shengeni”.
Më tutje, Tahiri ka thënë se kërkojnë të dinë se pse gjatë takimit nuk ka kërkuar njohje.
“Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit.



