Kurti takon udhëheqësen e Komitetit amerikano-hebraik, ja për çfarë biseduan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.
Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.
Leibovich ka thënë se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo ka premtuar angazhim për të lobuar të kompanitë e ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.
Ndërsa Kurti e ka njoftuar Leibovichin me planet dhe programin qeveritar, që janë të për qëndruara në punësim dhe në drejtësi.
Avital Leibovich është nderuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë.



