Shqipëria në finale të Eurovisionit

08 maj 2018 | 23:44

Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit.

Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Bushpepa performoi këngën “Mall” në këtë festival gjigant.

Ai ka interpretuar i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira  ka kaluar në finale duke përfaqësuar Qipron.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli vlerëson lart vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që…