Zemaj e quan Vitinë mashtrues ordiner, kjo është arsyeja

24 qershor 2021 | 12:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i cili në Qeverinë Hoti ka qenë ministër i Shëndetësisë është përplasur në Kuvend me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zemaj e ka quajtur Vitinë mashtrues ordiner, derisa ka folur për çështjen e angazhimit të infermierëve gjatë pandemisë.

“Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues dhe ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë në bazë të ligjit anti-Covid. Nëse kryeministri gjeni del e deklaron ligjërisht se pandemia ka përfunduar në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të tillë”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa ministri Vitia i është përgjigjur Zemajt, duke thënë se ai po mundohet t’i manipulojë infermierët që kanë shërbyer gjatë pandemisë.

“Në mënyrën se si e bëni ju është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini si ka qenë kontrata e tyre. Është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë pandemisë” ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur çifti…