Konjufca pret në takim ambasadorin e Malit të Zi, flasin për marrëdhëniet e dy shteteve

25 qershor 2021 | 14:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviç.

Ky i fundit ka uruar Konjufcën për detyrën dhe për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14

shkurtit.
“Ai i vlerësoi të dobishme marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy shteteve dhe njëherësh konfirmoi gatishmërinë e bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në çështje të interesit të përbashkët”, bëhet me dije në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Biboviç për mbështetjen që Mali i Zi i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme, po ashtu e mirëpriti heqjen e taksës kufitare për qytetarët e Kosovës, si dhe u shpreh në dobi të vazhdimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për situatën aktuale politike, zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të dy shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë,…