Qeveria miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2021

25 qershor 2021 | 14:47

Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro.

Ai ka theksuar se ky buxhet do të orientohet për adresimin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Prioritet është imunizimi dhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike. Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim të aktivitetit biznesor. Të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë”, ka thënë Murati, duke shtuar se rritja e buxhetit përfshinë edhe dividenten nga ndy ndërmarrjet publike.

“Kjo shërben si indikacion se jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes. Synohet rritje për 7.9 përqind. 2 miliardë e 516 milionë euro do të jetë buxheti i rishikuar. Me këtë rishikim të buxhetit, rezultatet e planifikuara për 2023 po i arrijmë tani. Kjo rritje përfshin edhe dividenten nga dy ndërmarrje publike”, ka thënë ministri Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…