“Edhe 100 heroit të mendimit shqiptar!” Rama i uron 85-vjetorin e lindjes akademik Qosjes
Historiani i njohur i letërsisë, kritiku, shkrimtari e publicisti i njohur Rexhep Qosja feston sot 85-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti përcjellë urimet akademiut me dokumentarin e realizuar një vit më parë me titull “Rexhep Qosja, Rilindasi i Fundit”.
“Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses” uron Rama.
Akademik Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar, Qosja vlerësohet si një nga figurat më të rëndësishme kombëtare.
Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964.



