A do të garojë Memli Krasniqi për kryetar, detaje rreth zgjedhjeve në PDK
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë detaje rreth zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që do të përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në emisionin DPT te Fidani, Gjoshi thotë se interesim për të marrë postin e të parit të PDK-së kanë shprehur edhe Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj.
“Ka interesim të z. Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare”, ka theksuar ai.
“Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para ta ruaj unitetin, t’i ruaj vlerat që i ka PDK-ja dhe ta dëgjoj zërin e votuesit i cili nuk i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, thotë Gjoshi.
Sipas tij, vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK-ja duhet të jetë e përgatitur.
“Duke parë këtë qeveri të dobët, kjo mundet çdo moment ta çojë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Betim Gjoshi, sekretar elektoral.
Gjoshi ka theksuar se kandidaturat për të parin e PDK-së duhet të zyrtarizohen deri më datë 1 korrik.
Konventa Zgjedhore e PDK-së mbahet më 3 korrik.



