Itali: Ra në kontakt me rrymën, humb jetën 60-vjeçari shqiptar
28 qershor 2021
| 11:49
Një burrë nga Shqipëria i moshës 60-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Savignano të Italisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane viktima është Zaim Qoshja, transmeton “Gazeta Shqip”.
Deri tek aksidenti ka ardhur pasi 60-vjeçari po rregullonte një zgjatues në shtëpinë e tij, kur dyshohet se e zuri rryma.
Edhe pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës ai nuk mundi të mbijetonte.
Zaim Qoshja, kishte emigruar drejt Italisë në vitin 1998 dhe kishte punuar si murator.
Ai ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.




