Zvicra nuk thyhet në vazhdime, fituesi vendoset në penallti
02 korrik 2021
| 20:32
Edhe koha e vazhdimeve e ndeshjes mes Zvicrës dhe Spanjës ka përfunduar baras 1-1. Për tu mësuar skuadra gjysmëfinaliste duhet të ekzekutohen penalltitë.
Zvicra edhe pse luajti me një lojtar me pak arriti t’i bëjë ballë Spanjës, e cila sulmoi pandërprerë, por pa arritur të gjejë golin e fitores. Siç dihet ndeshjen kaluar Zvicra e eliminoi Francën pikërisht pas penalltive.
Spanja shënoi e para në minutën e 8-të, falë autogolit të Denis Zakaria. Ndërsa në pjesën e dytë Zvicra ishte dukshëm skuadër me e mirë dhe arriti të barazon rezultatin nëpërmjet futbollistit shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili realizoi në minutën e 68-t.
/Epoka e re/



