Spanja eliminon Zvicrën vetëm pas penalltive
Spanja e ka eliminuar Zvicrën nga Kampionati Evropian “Euro 2020”, vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-1.
Zvicra pati paraqitje të mirë në ndeshjen çerekfinale, por eliminohet nga kompeticioni ku kaloi prishmeritë.
Në minutën e tetë, Spanja kaloi në epërsi me autogolin e Denis Zakaria. Ndërsa në pjesën e dytë, Zvicra ishte dukshëm skuadër me e mirë dhe arriti të barazoi rezultatin nëpërmjet futbollistit shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili realizoi në minutën e 68-të.
Dhjetë minuta me vonë Zvicra mbeti a një lojtar, pasi me karton të kuq u ndëshkua Remo Freuler. Pavarësisht se mbeti me një lojtar me pak, Zvicra e mbylli kohën e rregullt me rezultat 1-1. Në vazhdime, Spanja pati dominimin total, por portieri Sommer ishte i pathyeshëm.
Në penallti, Spanja kishte me shumë fat dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Itali.
/Epoka e re/



