Memli Krasniqi: Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua

03 korrik 2021 | 10:18

Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i vetëm për këtë pozitë, Memli Krasniqi, është deklaruar për T7.

Në një intervistë me gazetaren e T7, Krasniqi ka thënë se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventë”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka përshëndetur…