Selimi: Qasja e Kurtit karshi marrëveshjes së nënshkruar në SHBA e rrezikshme

03 korrik 2021 | 22:01

Selim Selimi, i cili ishte pjesë e ekipit negociator në Uashington ka komentuar qëndrimin e Qeverisë Kurti karshi marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në SHBA. Kjo qeveri po e përbuzë marrëveshjen, po e cilëson të pavlerë juridikisht.

Selimi thotë se i pëlqeu apo jo Kurtit, duhet pasur parasysh që marrëveshja u bë me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Lëvizjet e Kurtit karshi kësaj marrëveshje i sheh si të rrezikshme.

“Ne duhet të kemi konsistencë në politik bërje qeveritë vijnë e shkojnë, nëse nuk i njohim të arriturat e qeverive tjera – ne i kemi njohur të arriturat tek 50 ditë e qeverisë Kurti 1, ato që i ka bë i kemi marrë si të mirëqena për shkak se nuk ka të bëjë me atë se kush vjen në qeveri”, ka thënë Selimi.

Ish-ministrit i Drejtësisë thotë se Kurti bën gabim nëse mendon se mund të fshijë punët e qeverive të kaluara. Sepse kjo qasje është shkatërruese.

“Është kryeministër i vendit dhe çdo kryeministër që vjen – mundohet që të thotë, të fshijë konsistencën paraprake të politik bërjes në dialog dhe në qeverisje mendoj se është e rrezikshme sepse shteti ndërtohet me konsistencë dhe qeveri që e mbajnë njëfarë vizioni të shtet ndërtimit dhe tentimet për me e shkatrru këtë vizion shtet-ndërtimit duke mohuar çdo gjë që është bërë më herët është absolutisht e rrezikshme”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës, Selimi ka thënë se kryeministri Kurti po luan me kartën e populizmit, kur bëhet fjalë për marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ekzistojnë dy mundësi ose po rikthehet në rinegocim çështja e Ujmanit ose po luhet me kartën e popullzmit. Kjo ka qenë pika më e lehtë dorëzimi i studimit të fizibilitetit, po të kishte dalë dikush i qeverisë ekspertët, akterët në këtë rast edhe kryeministrit, dhe të thoshte po është përmbushur pika e Ujmanit, të gjitha pikat tjera të marrëveshjes së Uashingtonit që shumica janë pozitive për Kosovën”, thekson Selimi.

“…Me këto investime thithim miliarda dollarë – të shtyhet që të plotësohen ato pika tjera të cilat ka marrë zotim SHBA, pra në një mënyrë tej zgjatet kjo çështje – kjo është shqetësues, për shkak se pikë së pari nuk njihet një marrëveshje e nivelit ndërkombëtarë 2) mundohet që ti ulet legjitimiteti një marrëveshje e cila është legale e cila është bërë nënpatrionatin e SHBA-ve, partnerit tonë më strategjik dhe 3) për shkak se luhet me kartën e popullzimit ose shikohet të rikthehet në ridialogim çështja e Ujmanit”, tha zyrtari i AAK-së.

Dokumentari i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme…