Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës
14 korrik 2021
| 22:12
FC Prishtina ka mësuar tashmë emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Pas eliminimit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, kryeqytetasit garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Konferencës.
Skuadra kampione e Kosovës do të takohet me kampionin e Uellsit, Connah’s Quay Nomads, pasi këta të fundit u eliminuan sonte nga Alashkert në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.



