Deputetja e AAK-së: Duhet të dënohet dhuna e policisë ndaj aktivistëve të PSD-së

16 korrik 2021 | 17:02

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar  Policinë e Kosovës për dhunën e ushtruar sot gjatë arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar dhuna e ushtruar sot nga policia ndaj grave dhe të moshuarit, duhet dënuar nga institucionet.

 

Postimi i plotë i deputetes së AAK-së:

Reagim!

Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet.

Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.

Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo  nga vija bregëdetare si ndonjë pjesë filmi.

Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.

Shteti duhet të reagoj në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmoj që jemi të lirë dhe jo në një shtet të uzurpuar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para…