Vuçiqi: Pavarësinë e Kosovës e kemi vulosur vetë

13 maj 2018 | 15:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë.

Ai ka thënë se vet Serbia, me politikën e saj të gabuar, e ka vulosur Pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka kujtuar se për këtë situatë dhe rrethanat shumë të këqija në të cilat po zgjidhet çështja e Kosovës, janë deri diku përgjegjës, duke pasur parasysh politikën e gabuar të Serbisë.

Sipas tij disa lëvizje të Serbisë ia kanë dhënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës.

Presidentin serb, siç ka shkruar gazeta serbe “Blic”, e kanë pyetur gazetarët lidhur me informacionet për një marrëveshje ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për Kosovën para pak ditësh në Uashington, respektivisht për “Dokumentin e Uashingtonit”.

Ai ka theksuar se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i vendeve të Kuintit në Uashington, duke thënë se “marrëveshja që ka mundur të arrihet atje nuk mund të jetë një surprizë e madhe, sepse janë vendet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka  vizituar…