Ambasadori i Kosovës në Kroaci u përlot pasi mbërriti në spitalin ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti tragjik
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka qenë në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që janë lënduar nga aksidenti në autostradën “A3 Zagreb – Lipovac”, dhe i cili ua mori jetën 10 personave.
Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani.
“Fatkeqësisht kemi ardhur për shkak të një aksidenti të tmerrshëm. Unë thjesht do të doja ta falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe të gjithë autoritetet që na ndihmuan në këtë kohë. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe t’u kërkoj atyre që të kenë mirëkuptim edhe për ne. Ne të gjithë do të jemi pranë tyre në këto kohë të vështira”, ka thënë Kasapolli.
Ai ka thënë se autobusi ishte i një kompanie turistike nga Kosova, ndërsa ka folur më shumë ndjeshmëri për ata që vdiqën dhe të tjerët që mbetën të lënduar.
“Këta janë të gjithë njerëz tanë që punojnë në Gjermani dhe që po vinin për pushime në Kosovë”, ka thënë Kasapolli.





