Të hënën ditë zie në Kosovë, Osmani e ndërpret vizitën në Japoni

25 korrik 2021 | 16:13

Në Kosovë nesër (e hënë) do të jetë ditë zie, në nderim të qytetarëve të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin e trafikut në Kroaci.

Ky vendim është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në bazë të Kushtetutës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë”, është thënë në këtë njoftim.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër (e hënë) do të udhëtojë për në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur mëngjesin e së dielës…