Prishtina mëson kundërshtarin e mundshëm në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

02 gusht 2021 | 15:08

Është hedhur sot shorti i Europa Conference League.

Sot gjatë ditës janë mësuar çiftet e mundshme të “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Prishtina fillimisht ka punë me Bodo/Glimt nëse arrin të kualifikohet më pas do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Muras dhe Zalgiris Vilnius.

Skuadra e Prishtinës është vetëm dy raunde larg arritjes në fazën e grupeve të Conference League.

Përveç skuadrës kosovare në garë kanë mbetur edhe dy ekipet tjera shqiptare Laçi dhe Teuta.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Merkato mund të rezervojë një “bombë” në orët në vijim.…