Halimi: Sa herë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë

19 gusht 2021 | 17:27

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas lajmeve se ajo nuk do të mund të kandidojë për kryetare në këtë komunë për shkak se nuk është banore e Ferizajt.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një foto me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, duke shkruar se sa herë po bëhen bashkë të dy po sulmohen.

“Sa herë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë. E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n’duar t’sigurta.”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Forumit të Gruas në AAK në Lipjan, Ganimete…