Scott: Wilderi do t’i shkaktojë një humbje të dhunshme Furyt
Deontay Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde për t’i shkaktuar një humbje të turpshme dhe të dhunshme Tyson Furyt.
Këtë mendim ka shprehur trajneri i Wilderit, Malik Scott, në një intervistë për “Sky Sports”. “Wilder ka kaq kohë që e pret këtë sfidë, këtë shans dhe mezi pret të hakmerret ndaj Furyt. Ai është një boksier kaq vulnerabël, që do të shpërthejë në ring”, ka thënë Malik.
“Në ditën e tij më të mirë Fury është një boksier i mirë, por jo i pamposhtur. Deontay i sotëm e mund atë të vjetrin brenda dy raundeve. Sot ai është 10 herë më shumë i fokusuar, është stërvitur 100 herë më fort. Ky është një kamp stërvitor i dhunshëm për Wilderin”, ka shtuar trajneri i tij.
Malik Scott paralajmëron Furyn: “Ky do të jetë versioni më i mirë i Wilderit që keni parë ndonjëherë. Këtë herë ai do të triumfojë dhe ju garantoj se Wilderi do ta mposhtë Furyn brenda 5 raundesh”.



