Në Rumani portieri bën mrekullinë (Video)
26 gusht 2021
| 13:16
Portieri Bogdan Kauka i SR Brasov është bërë protagonist absolut ditën e djeshme duke shënuar golin e fitores në derbin ndaj rivalëve të FC Brasov në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rumanisë.
Kauka ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 86-të të takimit duke çuar peshë zemrat e tifozëve të skuadrës.
Për portierin kundërshtar nuk kishte asnjë mundësi pasi Kauka arriti të dërgonte topin në këndin më të lartë të portës. Pamjet e golit janë bërë virale në rrjete sociale.



