Haradinaj: Zemra jonë bashkëndjen me familjarët e të zhdukurve
30 gusht 2021
| 12:56
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se motrat, vëllezërit e fëmijët e pagjetur mbesin plagë e hapur për Kosovën.
Në ditën ndërkombëtar të personave të zhdukur, ai ka deklaruar se ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre.
“Sot bota kujton personat e zhdukur. Motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të parëve. Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.



