Përparim Rama takon arkitektët e rinj të Prishtinës
30 gusht 2021
| 16:51
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar arkitektët e rinj të Prishtinës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me ta ka biseduar për projektet dhe vizionin e tyre për Prishtinën.
“Unë para tyre shpalosa idetë dhe planet e mia, dhe vazhduam bisedën duke propozuar ide dhe projekte tjera madhore e kreative. Takova njerëz të gatshëm për angazhim dhe bashkëpunim. Mezi pres t’i jetësojmë këto projekte së bashku”, ka shkruar Rama.