Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave në fushat termike dhe ato barike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
IHK-ja ka njoftuar se të mërkurën, por edhe ditën e martë në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu, ndërsa kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu.
“Jemi në fund të muajit gusht dhe pothuaj në gjithë territorin kemi deficit të reshjeve. Sasitë e reshjeve si gjithmonë nuk ishin të shpërndara në mënyrë uniforme. Më së shumti reshje kishte në veriperëndim dhe në qendër të vendit me 32mm, pastaj jugu dhe perëndimi regjistruan 19mm reshje, ndërsa lindja, verilindja dhe juglindja regjistruan 7- 11mm reshje. Indeksi UV në jug të vendit mbetet në kufijtë e mesatares, derisa në vendet tjera do të shënoj vlera të larta”, ka njoftuar IHK-ja.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.



