Challandes: Luajtëm mirë ndaj Spanjës, nuk largohem nga Kosova
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në prononcimet e tij pas ndeshjes kundër Spanjës ka thënë se ekipi pati paraqitje të mirë kundër Spanjës.
“Për ne, mund të them se kemi pasur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur bashkë dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi tentoi të shënoi dhe luajti me kurajë. Nuk shfrytëzuam situatat 1 me 1. Mendoj se jemi në një rrugë të mirë me një skuadër të mirë dhe ekipi bëri ndeshjen e mirë por nuk i arriti që t’i konkretizoi”.
“Ne kishim tri mundësi të mira për shënim dhe nuk i shënuam. Jo shumë skuadra nuk arrin të krijojnë shanse kundër Spanjës. Ne kemi luajtur futboll dhe kemi bërë ndeshje të mirë”, ka thënë Challandes.
Krejt në fund ai është pyetur për mundësinë që të largohet nga Kosova pas kësaj kampanje, një gjë që ai nuk është përgjigjur.
“Jam i lumtur me ndeshjet por jo me pikët. Me kualitetin e lojës, me mentalitetin dhe kemi pasur mundësi që të kemi gjashtë pikë, pra me Greqinë. Jam mirë në Kosovë dhe nuk ka arsye që të largohem për momentin. Kam kënaqësinë që e drejtoj këtë skuadër”, ka thënë ai.



