Libraria ‘Rilindja’ në Ferizaj dhuroi 50 çanta për nxënësit nevojtarë

10 shtator 2021 | 10:42

Një traditë tashmë, në çdo fillimvit, po shënon libraria “Rilindja” me pronarë vëllezërit Berisha, duke dhuruar çanta, pajisje e material shkollor për nxënësit në nevojë në Komunën e Ferizajt.

Edhe të premten, kjo librari ka dhuruar 50 çanta me material e pajisje shkollore. Pranimin e donacionit e bëri drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili tha se ky donacion nuk është i pari, por ka ndodhur edhe në të kaluarën nga libraria “Rilindja” e që flet për solidaritetin e donatorëve me nxënësit në nevojë në Ferizaj.

Ai në emër të komunës ka falënderuar donatorin për këtë donacion dhe ka treguar se ditëve të ardhshme do t’u shpërndahen çantat nxënësve në nevojë, përmes drejtuesve të shkollave.

Në anën tjetër, Rinor Berisha nga kjo librari tha se kjo nismë për të satin vit me radhë, vjen si rrjedhojë e dëshirës për të ndihmuar nxënësit në nevojë, që në fillimvitin shkollor të kenë materialet e nevojshme dhe çantën shkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian vendosi të dërgojë në Kosovë një mision për…