Kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës mban takim mobilizues për fitore
11 shtator 2021
| 20:58
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha, ka mbajtur takim mobilizues për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai beson në fitoren e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Partia Liberale Egjiptiane dhe Balli Kombëtar.
“Takim mobilizues për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku u konfirmua se angazhimi është maksimal për fitoren e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Partia Liberale Egjiptiane dhe Balli Kombëtar. Komunës sonë i duhet qeverisje që është 100 për qind në shërbim të qytetarëve. Të bashkuar për ditë më të mira për Gjakovën! #përGjakovën”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.



