“Qeveria Kurti të kërkojë falje për arkivat e UÇK-së”
13 shtator 2021
| 14:41
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, i ka bërë thirrje qeverisë që të kërkon falje për deklaratat në lidhje me arkivat e UÇK-së.
“Janë disa temë të këtij vendi që lidhen me historinë e lavdishme, e ajo është lufta për liri, që është vlera e këtij shteti”.
“Qeveria duhet të ketë shumë kujdes kur flet për këtë temë, por ka tema tjera që duhet të merret siç është reciprociteti. Kjo është gabim substancial dhe duhet të kërkojë falje që është hapur kjo temë”, ka thënë Tahiri.



